1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Edi Rama po përdorë Kosovën për ta shantazhuar Evropën

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Edi Rama rrufeshëm tentoi ta shantazhonte Evropën me kartën e Bashkimit me Kosovën.

Padyshim kjo është një çasje komplet e gabuar,e bërë në kurriz të Kosovës për intetesa personale nga Edi Rama.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është më i mundshëm jashtë BE’së, sesa brenda saj”, tha Rama në një intetvistë me median gjermane.

- Advertisement -

Pars disa vjetësh e kishte deklaruar komplet të kundërtën. “Shqipëria dhe Kpsova do të bashkohen në BE”, thoshte Rama.

Eshe atëherë, edhe tash, qëllimi i kryeministrit shqiptar realisht nuk është bashkimi kombëtar, por ti bëhet presion Evropës ti nis negiciatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Kjo është strategji e mjerë e Edi Ramës, për të arritur ndonjë përfitim në kurriz të Kosovës dhe ndjenjave kombëtarë të shqiptarëve.

Po të duam të bashkohemi, ne nuk kemi çka luajmë me karta të përfitimitimit. E bashkojmë ekonominë, kulturên, sportin dhe aktivitetet sociale. Pastaj natyrshëm mund të vije edhe bashkimi politik.

Por, bashkimi ekonomik nuk i konvenon një kryeministri si Edi Rama pasi mund tê humbiste kontrollin e plotë që ka në gjithçka andejpari. Interesat përsonale janë mbizotërues i qasjes së tij dhe nuk mund të ketë lëvizje që ia rrezikojnë ato.

Ai, bashkimin e interesave e sheh gjithmonë me Serbinë. Ballkani i Hapur dhe plot iniciativa tjera janë në këtë linjë. Koha do ta sqarojë këtë situatë, pir bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk bëhet duke i shkruar Evropës, por Albin Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit