1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ngritet aktakuzë ndaj menaxherit të Taynës pasi i shkaktoi lëndime të rënda një personi

Rekomandime

Më 22 korrik në një diskotekë në Gjilan, dyshohet që menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, ia kishte thyer hundën një personi. E për këtë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër tij për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Bashkë me Hykollin, për këtë vepër penale dyshohet edhe Shpresim Xheladini.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H., më 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.

Si ndodhi rasti?

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive se si Hykolli bashkë me një person tjetër dyshohen se e keqtrajtuan një person në zhveshtoren e kësaj diskoteke.

- Advertisement -

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së 22 korrikut, në diskotekën “Stop”, ku Hykolli bashkë me Shpresim Xheladinin, të dyshuarin tjetër për këtë rast, e sulmuan fizikisht viktimën L.B.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pasi Shpresim Xheladini e kishte thirrur viktimën dhe bashkë me të kishin hyrë në zhveshtoren për këngëtarë, aty ku i priste i dyshuari Rinor Hykolli.

- Advertisement -

Posa kanë hyrë në zhveshtore, Hykolli dhe Xheladini e kishin goditur viktimën në pjesën e kokës me armët që i mbanin. Pas këtyre goditjeve, viktima ishte rrëzuar përtokë, por të dyshuarit nuk ishin ndalur, njoftojnë tutje këto burime.

Ata dyshohet se kanë vazhduar të godasin viktimën me grushte e shqelma, derisa ishte në tokë. Për të shpëtuar nga ky sulm, viktima ia kishte marrë të dyshuarit Hykolli një sprej, që i kishte rënë nga xhepi dhe i kishte spërkatur me të. Kështu ai arriti të largohej nga vendi ku dyshohet se u keqtrajtua, por me lëndime të rënda.

Viktima e kishte thyer hundën nga goditjet që dyshohet se i ka pësuar gjatë sulmit nga Hykolli dhe Xheladini.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit