-2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ministria e Drejtësisë do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privat

Rekomandime

Ministria e Drejtësisë do t’i ulë tarifat e përmbaruesve privat

Zëvendësministri i Drejtësisë,Blerim Sallahu sot ka marr pjesë në hapjen e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privat.

- Advertisement -

Zëvendësministri Sallahu gjatë fjalës së tij tha se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim plotësimit të Udhëzimit për tarifat e përmbaruesve privat duke marrë parasysh vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave të përmbarimit dhe në veçanti faktit se Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet e duhura, tha Sallahu, Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale ka kryer analizën e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privat, si dhe analizën krahasuese të shërbimeve të përmbaruesve privat të Kosovës me ato të vendeve të rajonit, Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë rishikim të tarifave, respektivisht ulje të tyre.

Ndër të tjera, Zëvendësministri Sallahu bëri të ditur se krahas procesit të rishikimit të tarifave, Ministria e Drejtësisë ka finalizuar edhe ndryshim plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve.

- Advertisement -

Zëvendësministri Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në përmirësimit të transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat të Kosovës dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmbaruesi privat, Oda e Avokateve të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Projektit CILC që mbështet përmbarimin.

- Advertisement -

Ky proces mbështetet nga Programin për Drejtësi Komerciale i USAID-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit