Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin ka falënderuar Armeninë për siç tha qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së Kosovës.
Këtë ai e tha gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Armenisë në Serbi, Ashot Hovakimian.
Ata biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme.
Ai raportohet se ka theksuar mbështetjen që Armenia i ka dhënë Serbisë kundër siç thonë në MPB-në e Serbisë “pranimit të Kosovës në Interpol”.