Mediat serbe duke cituar një shkrim të mediave të Kosovës, thonë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të humbasë mandatin nëse nuk formon asociacionin e komunave serbe.
Ato kanë cituar një prononcime të politologut Arbnor Sadiku, i cili thotë se nuk ka indikacione se Kosova do të marrë njohje nga pesë vendet e mbetura të Bashkimit Evropian.
Ai thekson se Qeveria e Kosovës nuk do të mund ta shmangë zbatimin e marrëveshjes për KPK-në nëse SHBA-të intensifikojnë përpjekjet për realizimin e saj.
Sipas Sadikut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund ta rrezikojë mandatin e tij si kryeministër nëse vazhdon të injorojë kërkesat e faktorëve ndërkombëtarë, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara.
“Sa i përket shmangies së krijimit të një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë, kjo do të varet nga qasja e presidencës amerikane të udhëhequr nga zoti Biden, nëse do të bëhet presion ndaj Kosovës apo jo.
Nëse qeveria refuzon të krijojë një lloj e asociimit që nuk mundi.“me kompetenca ekzekutive tashmë të tipit sui generis, atëherë do të bjerë qeveria e dytë e Kurtit, si dhe e para”, përfundon Sadiku.