11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin, ku përfshihen 170 eurot për qytetarët

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi sapo ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e ka pranuar dje pasdite.

Këtë e ka bërë të ditur në Facebook vet presidenti.

- Advertisement -

Postimi:

Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve.

- Advertisement -

Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate. HTH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit