11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rusia e akuzon Britaninë se po e nxit Kosovën

Rekomandime

Kosova dhe zhvillimet e fundit në veri janë bërë çështje mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe, trannsmeton Kosova ime. Rusia akuzon Britaninë se po e përkeqëson situatën, duke e inkurajuar Kosovën të ndërmarrë veprime, të cilat i quan “ekstreme”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka alarmuar në Telegram se situata në Ballkan po përkeqësohet dhe se sipas saj, fitili i “fuqisë ballkanike” të barutit mund të ndizet në çdo moment, pas veprimeve të Kosovës, të cilat ajo beson se janë ndërmarrë me inkurajimin e drejtpërdrejtë të Perëndimit.

- Advertisement -

“Situata në Ballkan po përkeqësohet për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me miratimin e Perëndimit”, tha Zakharova.

Ajo tha se njësitë speciale të Kosovës dy herë këtë vjeshtë “pushtuan veriun e Kosovës”, siç thotë ajo, “me pretekstin” e vendosjes së rendit.

Zakharova theksoi se kjo çoi në rritjen e tensioneve dhe, sipas saj, këto veprime kërcënuan që situata të përshkallëzohej në konflikt të hapur.

- Advertisement -

Ajo përsëriti pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se objektivi i radhës i Policisë së Kosovës është “ta marrë nën kontroll trafostacionin në Valaç, afër Zveçanit”, duke thënë se “pavarësia energjetike” është një nga qëllimet kryesore të institucioneve të Kosovës.

Zakharova tha se Britania e Madhe “kësaj radhe ka inkurajuar drejtpërdrejt provokatorët e Kosovës”. Duke u thirrur në të dhënat e zbuluara, ajo beson se Britania inkurajoi “organizimin e arbitraritetit antiserb”, dhe se këtë e ka “bekuar” ambasadori britanik në Prishtinë dhe bashkatdhetari i tij që është në krye të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

- Advertisement -

Zëdhënësja e diplomacisë ruse hyri në konspiracione duke folur për zhvillimin e një skenari “të forcës që synon pushtimin e zonave të banuara me serbë në Kosovë”. Ajo shtoi se “instruktorët britanikë trajnuan oficerët e Policisë së Kosovës”.

“Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket shoqërisë së shteteve të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale”, u shpreh Zakharova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit