-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Rusia kërcënon zyrtarisht Kosovën: Fuçia e barutit po ndizet!

Rekomandime

Rritet në maksimum tensioni ndërmjet fuqive të mëdha për Kosovën. Qeveria ruse, me anë të një deklarate zyrtare ka paralajmëruar një konflikt të afërt në Ballkan për Kosovën.

Është Maria Zaharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, e cila ka deklaruar se “fuçia e barutit” siç është quajtur gjithmonë Ballkani, është ndezur dhe është gati të shpërthejë.

- Advertisement -

Ka qenë vetë portal i Kremlinit ‘Sputnik’, në edicionin Ballkanik që ka publikuar këtë kërcënim.

Zaharova ka bërë një deklaratë në faqen e saj, në rrjetin social Telegram, ku thekson se Perëndimi po kontribuon në përkeqësimin e situatës në Ballkan, prandaj ekstremistët e Kosovës në çdo moment mund të provokojnë konflikt në gadishull”.

Zaharova vijon më tej duke shtuar ritmin e kërcënimit: “Situata në Ballkan po përkeqësohet, fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me bashkëfajësi apo inkurajim të drejtpërdrejtë të padronëve perëndimorë”, thekson zyrtarja që konsiderohet si kreu i djathtë i ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov.

- Advertisement -

Qeveria ruse ka akuzuar Britaninë e Madhe, e cila ka bërë të ditur se veprimet e qeverisë Kurti në veri të Kosovës janë pjesë e punës për rivendosjen e ligjshmërisë. Por kjo, sipas Moskës, është një provokim i hapur.

Sipas saj, Perëndimi tani po përpiqet ta detyrojë Serbinë të heqë dorë nga interesat kombëtare dhe kujtesa historike.

- Advertisement -

“Kësaj radhe Britania e Madhe inkurajoi drejtpërdrejt provokatorët e Kosovës, duke bërë edhe moralistin”, tha zyrtarja e lartë ruse.

Ndërkaq, Zaharova shkon edhe më tej kur, akuzon ambasadorin britanik se po “mbështet një skenar kompleks ushtarak që synon pushtimin e zonave të banuara nga serbët”.

Kështu, sipas saj, instruktorët britanikë kanë trajnuar pjesëtarët e policisë së Kosovës, ndërsa agjentët e dërguar kanë monitoruar situatën në komunat veriore dhe kanë filmuar protestuesit gjatë konfliktit.

Deklarata e qeverisë ruse, duket se është një shkas për atë pjesë të skenarit, për të cilin Pamfleti ka folur prej kohësh, e ku ushtria serbe po stërvitet prej një viti së bashku me rusët.

Skenar që parashikon një ndërhyrje të shpejtë ushtarake në komunat e veriut, ku përveç xhandarëve serbë të kazermës së Vranjës, pritet të përfshihen edhe trupa ruse që janë instaluar në Nish, në mënyrë që KFOR të mos veprojë, pasi mund t’i druhet një konflikti me Moskën.

Është thuajse skenari i njëjtë me 1999, ku Rusia dërgoi trupat e saj nga Bosnja në Kosovë, e më pas u shkëput Mitrovica e Veriut, ku i vendosën barrikadat në lumin Ibër.

Gjenerali amerikan, ish-kryekomandanti i NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë, Wesley Clark, deklaroi dy ditë më parë në një intervistë me Blendi Fevziun, se ai operacion u hartua nga Vladimir Putin, që në atë kohë ishte shefi i shërbimit sekret të Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit