“Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- Breznitë veprat i gjykojnë (Esad Mekuli , 1954 në poezinë e tij “Gjykimi”.)
Si ndodhi që në lirinë e dhuruar nga zoti dhe miku të e mallkojmë vetveten ?
“Përderisa një shtresë e madhe e të mashtruarish me frymën ekstremo-islamike , ( e cila është vetëm për të keqen e kombit shqiptarë ) nuk e kuptojnë që janë viktima të agjenturave të juaja e kemi pak vështirë. E kemi shumë vështirë , sepse vetëm në Kosovë në çdo 13,5 km katror e kemi një tempull që vjellë pa nda antikombëtarizëm . Shqiptarët e mashtruar duhen ta dinë ( krerët e të mashtruarve dinë ) që këto janë plane serbo -turke në koordinim .( fxh ) “
“Agjentura serbe ia arriti qëllimit qe me miqtë e saj turq e arab te ndërtojë qindra xhami dhe medrese ne territore ku jetojnë shqiptaret. Ia arriti qëllimit qe nëpërmjet miqve te saj ti fanatizojë shqiptarët e ti prezantojë ne sytë e evropianeve si islamike radikale xhihadistë.” Serbisë i intereson influenca turke . Ishte kështu edhe në kohën e Nikolla Pashiqit , edhe në atë Rankoviqit e fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite.” – porse neve i mbyllëm sytë për një grusht parash.”
“Presidenti i Turqisë Recep Tayp Erdogan, ka thënë se ideja e bashkimit të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në “Shqipërinë e Madhe” mund të jetë e rrezikshme.” “Erdogani flet për ‘Shqipërinë e Madhe’: Kujdes mund ta shndërroni në Sirinë e dytë !”
Tek e fundit “Ju faleminderit Zoti Erdogan për këtë ,se paku tani do te jemi rehat nga premtimet fallso te disave, se paku tani nuk do të na çajnë kokën disa harama shqiptar . ” Ju faleminderit qe e treguat te vërtetën e mashtrimit tuaj që 17 vjet ! ( fxh )
“ Ishim- turq, dreqen me bishta, ishim-raje qe t’hiqet në vargoj të mjerimit te perbuzur-shiftarë !” ( E.M) Ai e ndjente një ngazëllim , dhe e dinte që do të vjen një kohë edhe më e mirë për shqiptarin. Ishte guximin e madh që të thuhej atë që e ndjefshim , nuk kishim rënë në grackën e mashtrimeve serbe, përkundër kohës shumë të rrezikshme për shqiptarët në Jugosllavi – paramendoni viti 1954 !
Kurse sot në Kosovën shtet të pavarur : “ U bëmë turq dhe turq elhamdulula !”- dhe “ një kohë edhe më e mirë për shqiptarin “ e cila erdhi e pshurrem.
“Turqizimi i shqiptarëve pas 1999-tës nuk është dukuri natyrale, por program qeveritar serb, është plan për ti treguar Evropës se shqiptareve nuk u intereson as kombi e as gjuha dhe nuk janë gjë tjetër veçse islamikë radikale qe nuk kane asnjë dallim prej terroristeve te ISIS. Fale diplomacisë serbo-ruse dhe shërbimeve te tyre sekrete ky plan është sot ne zbatim te plote. Neo-otomanistet nga ana tjetër ndihmojnë ne zbatimin e këtij plani duke përdorur paratë e arabeve. “- Të falemi nderit Rexhep Tajip Erdogan sepse së paku do të kthjellemi pak dhe nuk do t`i besojnë buzëqeshjes së ujkut .
Turqia dhe Serbia e përdorin politikën e njëra tjetrës në interesin e tyre. Turqisë i intereson që Serbia të rritë presionin e saj mbi shqiptarët me forma të ndryshme, qoftë me deklarata nga politikanët serbë, qoftë me veprime të administratës serbe.
Dhe ja kur erdhi në Kosovë . Erdogani ai tha shprehjen e tij të famshme Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.
Me fjalë të tjera kjo përkthehet , Ne jemi këtu për ta shpëtuar Kosovën . Ndërkohë që shumë kosovarëve iu bë qejfi për këtë, në Shqipëri reagimi ndaj kësaj shprehjeje ishte i dobët, vumë re ama një reagim fals nga ana serbe ku politikanët serbë dolën hapur duke thënë Kosova është Serbi. Na kujtuan pra edhe një here që ndodhemi nën rrezikun serb.
“Serbisë i intereson që të përdorë influencën turke me qëllim fanatizimin fetar të kosovarëve. I intereson që këta të fundit të vetë identifikohen si turq dhe jo si shqiptarë, të kenë sa më shumë lidhje me Turqinë e sa më pak me Shqipërinë. Kjo sepse kush e di se çfarë të zezash planifikon për të ardhmen. Turqia nga ana tjetër (neo-otomanistët) duan të përdorin fenë myslimane si armë politike për të ardhur afër Kosovës.
Pyetja është ne çfarë bëjmë në këtë mes ? Cili është pozicioni shqiptar në mes të këtyre dy poleve antishqiptare ?
Lejimi i hapjes së qindra medreseve e ndërtimi i qindra xhamive do të thotë se plani turko-serb po punon për mrekulli. Fanatizmi fetar i shqiptarëve është në zhvillim e sipër dhe në rrugë të mbarë. Më shumë xhami sot ka Kosova se sa vetë Arabia Saudite nga ku myslimanizmi lindi.
Nuk ka rëndësi që e fituam Luftën e Kosovës në 1998-99. Tashmë po humbasim paqen.
Fahri Xharra