Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviç, i ka bërë sërish thirrje Prishtinës sot që të mos provojë asgjë që do të rrezikonte sigurinë e serbëve në Kosovë.
Thirrja erdhi pas vlerësimeve se Kosova mund të përpiqet të marrë nënstacionin e Vallaçit për shkak të “situatës së komplikuar energjetike”.
Petkoviç tha se Serbia po bën gjithçka për të mbrojtur popullin serb në Kosovë dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i kushtojë vëmendje asaj që po bën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Kurti është një njeri i rrezikshëm dhe ne duhet të kthehemi në tryezën e bisedimeve. Pres që bisedimet të vazhdojnë në gjysmën e dytë të nëntorit dhe tema e parë e këtyre bisedimeve është formimi i Asociacionit”, tha Petkoviç.
Petkoviç theksoi se Serbia nuk do ta lërë kurrë popullin e saj dhe se “stuhitë apo ndonjë masakër nuk do të jenë më kurrë të mundshme”.
“Serbia po bën më shumë se kurrë për t’i ofruar gjithçka popullit serb në Kosovë, ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet, si dhe dialog për të cilin insistojmë”, tha Petkoviç.