Nesër edhe zyrtarisht nis fushata zgjedhore për balotazhin.
Kjo fushatë zgjedhore do të zgjas pesë ditë siç është përcaktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve.
Kështu u bë e ditur për Klankosova.tv ditë më parë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.
“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”.
Partitë politike thuajse për asnjë ditë nuk i kanë ndaluar aktivitetet e fushatës edhe pas përfundimit të raundit të parë dhe përcaktimit të afatit nga KQZ.
Në disa komuna partitë politike tashmë veçse i kanë zyrtarizuar edhe marrëveshjet për ta mbështetur njëri tjetrin.
Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbahet të dielën më 14 nëntor.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna ku asnjëra nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk arriti të marrë 50+1 përqind të votave.