14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ngacmimet seksuaIe në UP, merret një vendim i rëndësishëm

Rekomandime

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, në një prononcim për media, ka treguar se janë duke punuar në emërimin e një zyrtari përkatës, në zbatimin e rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi SeksuaI.

Sipas tij, rastet për ngacmimet seksuaIe do të raportohen te zyrtari kur do të emërohet, e pastaj i cili do t’i procedojë më tutje te organet përkatëse.

- Advertisement -

“Sa i përket ngacmimeve seksuaIe kemi lëvizje në aspekt pozitiv dhe ju e dini që para disa muajsh Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, e ka hartuar dhe miratua rregulloren kundër ngacmimeve seksuale, ndërkaq sa i përket implementimit në ditëve në vazhdim do të punojmë me gjëra konkrete sa i përket zbatimit të kësaj rregullore që lidhen me emërimin e zyrtarit përkatës, i cili pastaj do të marr të gjitha rastet që do të lajmërohen dhe po ashtu do të hartojë një dinamikë të zbatimit të rregullores, dhe këto do të ndodhin në vijim”.

“Rastet do të raportohen te zyrtari përkatës, i cili pastaj do ti procedojë më tutje në organet përkatës për trajtim të tyre apo në Këshillin e Etikës apo në komisione disiplinore”.

Mes tjerash ai ka folur edhe për Këshillin e Etikës, derisa tha se është funksional qe një kohë të gjatë, e që padyshim se denoncimet nuk kanë munguar edhe aty.

- Advertisement -

“Këshilli i Etikës është funksional që një kohë të gjatë, dhe është duke i trajtuar rastet, ka denoncime nga palët e ndryshme dhe ata e kanë dinamikën e vet dhe ashtu janë duke u trajtuar të gjitha rastet”.

Shumë vende të rajonit kanë filluar vaksinimin e studentëve në universitete, e që për këtë rektori Sahiti thotë se nuk e kanë menduar, pasi që kapacitetet janë të kufizuara.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi menduar që nëpër fakultete me organizua, megjithatë i kemi kapacitete e kufizuara dhe po e vërejmë që edhe nëpër institucionet u është duke u ofruar vaksinimi ka mjaftë mundësi të vaksinimit, por nuk ka shumë interesim dhe nënkupton se nuk do të kishte ndryshim të madh sikur të ofrohej nëpër fakultete, sido që të jetë pjesa dërmuese e studentëve janë të vaksinuar, prandaj nuk është ndonjë vështirësisë ne mos të vazhdojmë me mbajtjen e mësimit me prezencë fizike, ndërsa dëshmitë e nevojshme janë duke u kërkuar nga njësitë akademike”.

E studentët që nuk kanë certifikatë të vaksinimit atyre do të iu pamundësohet edhe mbajtja e ligjëratave.

“Nuk do të lejohen të vazhdojnë mësimin, dhe është shumë e thjeshtë se mundësitë ekzistojnë, dhe nëse studentët nuk e ofrojnë atë dëshmi ata barten vet përgjegjësi”.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me 11 maj ka miratuar Rregulloren për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi SeksuaI dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës e cila zbatohet për të gjithë personelin akademik, jo akademik dhe administrativ. Prandaj, Universiteti i Prishtinës ka aprovuar rregullore për parandalim dhe mbrojtje nga ngacmimi seksuaI pas dy dekadave kërkesave nga studentët, njësitë akademike dhe shoqëria civile.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit