5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

BE siguron së shpejti mbi 200 milionë vaksina Pfizer/BioNTech

Rekomandime

Komisioni Evropian tha se pret që, në tremujorin e dytë të këtij viti, të sigurojë mbi 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

- Advertisement -

Komisioni tha se dorëzimet e reja do të përfshijnë edhe 10 milionë doza që priteshin fillimisht në tremujorin e tretë dhe të katërt.

Pfizer e konfirmoi deklaratën e BE-së, në lidhje me furnizimet në tremujorin e dytë.

“Ky është një lajm shumë i mirë. Ai u jep vendeve anëtare hapësirë për të manovruar dhe ndoshta për t’i mbushur boshllëqet me furnizime”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

- Advertisement -

Në total, BE-ja ka blerë 600 milionë doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, përmes dy kontratave të ndara.

Blloku synon të vaksinojë së paku 255 milionë njerëz, ose 70% të popullsisë së tij të rritur, deri në fund të verës.

- Advertisement -

Ai është përballur me kritika për fushatë të ngadalshme të vaksinimit, por zyrtarët evropianë kanë fajësuar problemet me zinxhirin furnizues.

Javën e kaluar, edhe kompania britanike-suedeze AstraZeneca ka thënë se synon t’i dorëzojë BE-së 70 milionë vaksina të saj, në tremujorin e dytë.

AstraZeneca, megjithatë, është duke hasur në probleme, pasi disa shtete evropiane dhe të tjera kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së saj, për shkak të disa raporteve se ajo shkakton mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk ka prova se vaksina lidhet me mpiksjen dhe ka rekomanduar vazhdimin e përdorimit të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit