0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sokol Haliti flet për herë të parë për dyshimet e dhunimit dhe inskenimit në Viti

Rekomandime

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti është akuzuar nga zyrtari i VV-së në Viti, Bislim Bislimaj, për inskenimin e arrestimit të tij, nën dyshimet për dhunimin e një të miture, të cilit më pas iu ndërpre masa e ndalimit pasi Prokuroria deklaroi se e mitura nuk është keqtrajtuar seksualisht.

Pasi Bislimaj ia përmendi emrin Halitit në konferëncën e djeshme duke drejtuar akuza ndaj tij, ka reaguar ky i fundit.

- Advertisement -

Haliti ka mohuar se ka gisht në inskenimin e rastit, teksa thotë se zyrtari i VV-së ka probleme pronësore me babain e vajzës së mitur.

““Duke e ditur se vet rasti është denoncuar nga prindi i vajzës për të cilën akuzohet Bislimaj, dhe duke u bazuar në konferencën për media që ai ka mbajtur, na len të kuptojmë se këto dy familje kanë probleme pronësore mes vete, dhe e gjithë kjo rrëmujë është bërë me qëllim të caktuar pikërisht në kohë fushate”, thuhet në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Për hirë të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Vitisë dhe opinionit të gjerë, lidhur me akuzat e pabaza drejtuar kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dëshirojmë të ju njoftojmë se këto pretendime se kinse kryetari Haliti qenka i përfshirë në të ashtuquajturën “inskenim i rastit”, të anëtarit të kryesisë së LVV-së Bislim Bislimaj, nuk qëndron dhe se këto akuza janë të pa baza. Duke e ditur se vet rasti është denoncuar nga prindi i vajzës për të cilën akuzohet Bislimaj, dhe duke u bazuar në konferencën për media që ai ka mbajtur, na len të kuptojmë se këto dy familje kanë probleme pronësore mes vete, dhe e gjithë kjo rrëmujë është bërë me qëllim të caktuar pikërisht në kohë fushate, dhe e përdorin që ti japin tjetër kahje e të njollosin udhëheqësinë komunale dhe stafin e komunës pa të drejtë, dhe pa asnjë argument, por vetëm për qëllime politike.

Unë si kryetar komune, këtë akuzë e kam kuptuar nga mediumet dhe dënoj fuqishëm këto akuza dhe etiketime të pjesëtarëve të stafit tim, dhe ftoj organet e drejtësisë që të mirren sa më parë me këtë rast, dhe ta bëjnë ndriçimin e rastit dhe zbulimin e akterëve. Prandaj, ftoj qytetarët e komunës së Vitisë që edhe këto ditë pak të fushatës, ti kalojnë në mënyrën sa më të qetë dhe ti japin kuptim demokracisë, ashtu siq Vitia ka ditur gjithëherë, dhe mos të bien pre e dezinformatave, të cilave herët a vonë do t’iu dihet burimi i tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit