12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Labinot Tahiri i përgjigjet ndjekësit: Nga spitali kam nxjerrë fëmijë me sëmundje më të rënda se virusi

Rekomandime

Labinot Tahiri beson se virusi nuk ekziston dhe se politika po e bën qëllimisht më alarmante situatë në Kosovë.

- Advertisement -

E në njërin nga postimet e tij, një ndjekës i drejtohet këngëtarit duke i thënë të shkojë të vizitojë njerëzit nëpër spitale pa maskë dhe pa doreza, pasi është e lehtë të flas në rrjete sociale.

“Shko në Spitalin e Prishtinës ku janë të sëmurit me Covid-19, pa maskë e pa doreza jepu dorën. Kollaj është me fol nga interneti”, shkruan ndjekësit të cilit këngëtari i është përgjigjur.


“Kam shkuar me qindra herë dhe unë t’i kam nxjerrë fëmijët me sëmundje me të rënda se sa ky virus, pyet mjekët. Askush sështë kundër punës së mjekëve se ata nuk e kanë shpikur virusin por çështja është se duan ta tranojnë popullatën”, thotë Labi.Ndryshe, Labi ditë më parë shprehej i habitur se si atje ku ka qenë zanafilla e virusit, në Kinë, ka vetëm katër raste të reja, ndërsa në Kosovë, vetëm Ferizaj numëron afër 200 raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit