Saturday, July 20, 2024

Raketa kineze pa kontroll po bie drejt Tokës, mbyllen aeroportet në Spanjë

- Advertisement -
- Advertisement -

Shumë aeroporte në Spanjë raportohet se kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për shkak të një rakete kineze e cila ka dalë jashtë kontrollit.

Fluturimet për dhe nga Barcelona, ​​Tarragona, Ibiza dhe Reus raportohet se janë ndalur.

Sipas këtyre raportimeve rajone të tjera përfshirë La Rioja dhe Castilla dhe Leon janë prekur po ashtu.

- Advertisement -

Masa pritet të zgjasë rreth 40 minuta, megjithëse raportet lokale tregojnë mundësinë që vende si Ibiza kjo mund të zgjasë deri në 3 orë.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi raportimet duke thënë se fluturimet janë përkufizuar përkohësisht që nga ora 09:30 e mëngjesit.

“Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë kufizuar plotësisht nga ora 9.38 deri në 10.18 në Katalonjë dhe rajone të tjera”, tha ai.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura