14 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Shala tregon nëse AAK ka marrë ofertë për koalicion nga Vetëvendosje

Rekomandime

Anëtari për deputet nga radhët e AAK’së, Haxhi Shala, ka treguar se AAK’ja ende nuk ka marrë asnjë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion.

- Advertisement -

I ftuar në Frontal ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka nevojë për një partner serioz si Ramush Haradinaj.

“Deri më tani nuk ka ndonjë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti ka nevojë për një partner serioz, e më serioz se Ramushin nuk e ka askënd. Bashkë me Haradinaj bëhen votat dhe ecet përpara”, ka thënë ai.

Shala ka përmendur edhe njëherë që është kërkesë e strukturave të Aleancës që Ramush Haradinaj të kandidojë për president, derisa është shprehur i hapur për koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit