9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kush e thotë se Xherdan Shaqiri nuk është Messi e as Ronaldo

Rekomandime

“Zvicra duhet ta zëvendësojë Shaqirin; ai nuk është Messi, Ronaldo apo Hazard”. Ja kush e thotë

Refuzimi i Xherdan Shaqirit për t’u vënë në dispozicion të kombëtares helvete për kualifikueset e shtatorit ka shkaktuar “tërmet” në Zvicër.

- Advertisement -

Konspiracione të shumta kanë plasur në mediat e këtij vendi. Dy ditë më parë, “Blick” fliste për një rivalitet mes Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për shiritin e kapitenit, me këtë të fundit që ndihet i pavlerësuar në hierarkinë e “Nati”.

Pra, “armiku” gjendej te shqiptarët. Në këtë debat të fortë, ku secili i hedh benzinë zjarrit, është përfshirë edhe ish-sulmuesi i njohur i kombëtares zvicerane, autor i 34 golave në 64 ndeshje të luajtura për të, Kubilay Türkyilmaz.

Ai e ka konsideruar “një shaka të keqe” refuzimin e 27-vjeçarit të Liverpool, duke thënë se Zvicra mund të bëjë edhe pa të, sepse “Shaqiri nuk është Messi, Ronaldo apo Hazard”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit