8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

I dashuri i Morena Tarakut është i divorcuar dhe ka dy fëmijë

Rekomandime

Modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefajala e mediave rozë në Turqi, ditëve të fundit. Ajo po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtarin 43-vjeçar, Berdan Mardini, shkruan Express.

Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.

- Advertisement -

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke

Deri tash, s’ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja për këto raportime.

- Advertisement -

Para lidhjes me Morenën, Berdan ka qenë i martuar për dhjetë vjet. Ai ka qenë i martuar me Fatoş Yelliler, me të cilën ka dy fëmijë.

- Advertisement -

Se është në një lidhje e ka pranuar edhe vetë Berdan, gjatë një transmetimi direkt. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar zemërim te ish-bashkëshortja, e cila e ka akuzuar se nuk po kujdeset për psikologjinë e fëmijëve të tyre.

Ndryshe, ditë më parë Berdan Mardini festoi ditëlindjen e 43-të, teksa u zbulua se organizimin surprizë e ka organizuar Morena Taraku.

Thuhet se Mardini dhe Morena janë fqinjë me njëri-tjetrin./Express

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit