Vuqiç takohet me ambasadorin e Rusisë/Përmenden të zhdukurit e Kosovës, ja cila është dëshira e tij

0
200

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandrom Bocan-Harcenkom.

Dy politikanët janë takuar në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit.

Pamjet nga takimi janë publikuar në profilin e presidentit Vuçiq rrjetin social Instagram,shkruan Gazeta “Danas”, përcjell “Bota sot”.

Ata u shprehën se rrethanat së shpejti do t’i lejojnë të dyja vendet të angazhohen plotësisht për realizimin e planeve të përbashkëta për bashkëpunim në fusha të ndryshme

Vuçiq dhe Boçan Kharçenko diskutuan për çështjet aktuale të marrëdhënieve serbo-ruse dhe bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht zbatimin e marrëveshjeve specifike dhe projekteve të përbashkëta.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gjithashtu pritjen se bashkëpunimi do të mundësojë kontakte më të shpeshta ndërshtetërore dhe shkëmbim të vizitave në nivel të lartë, në mënyrë që vizita e paralajmëruar e presidentit Putin të përgatitet në mënyrën më të mirë, thuhet në njoftim.

Vuçiq dhe Bocan-Kharçenko diskutuan gjithashtu rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë, veçanërisht për të zhdukurit dhe të zhvendosurit brenda vendit, si dhe ekonominë, duke rënë dakord se do të ishte “thelbësore zbatimi dhe arritja e marrëveshjeve të arritura më parë midis Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe”, thuhet në njoftim.