7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Politikani serb i reagon ashpër ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse do që të shërbesh këtu

Rekomandime

“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bom.bardohej në 1999 për ta parandaluar gjen0cidin, është kulmi i cinizmit”, tha sot kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, raporton Tanjug.

“Është veçanërisht perfide”, tha Popoviq, “që Ambasadori Svhieb e tha këtë në ditët kur populli serb po shënon tetë dekada që nga bom.bardimi i Beogradit nga bom.barduesit nazlst”.

- Advertisement -

Politikani serb ka shkuar edhe më larg, duke e konsideruar deklaratën e ambasadorit gjerman si përpjekje për ta falsifikuar historinë.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta faIsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vd.ekje në Iuftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i paraqesë serbët si njerëz të gjen0cidit dhe agr.esorë”, tha Popoviq.

Ai i kërkoi ambasadorit Schieb që të kërkojë falje.

- Advertisement -

“Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb, nëse dëshiron të vazhdojë ta kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Republikën e Serbisë”, deklaroi Popoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit