Suzana Mushkolaj është martuar me avokatin Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës.
Çifti kanë dhënë betimin njëri-tjetrit pranë ofiqarit, teksa i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe djali i fotografes, Albani dhe disa persona tjerë.
Ndërkohë, ajo e ndau lajmin me miqtë e saj në rrjetin social Facebook e cila natyrisht se mori urime të shumta.
“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Suzana në përshkrim të imazheve.
Theksojmë se, Suzana është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj.