5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoti për dialogun Kosovë-Serbi: Ne ishim afër fundit të procesit

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti thotë se nuk po sheh përparim në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hotit, në kohën kur ai ishte në krye të ekzekutivit dhe udhëhiqte dialogun Kosovë-Serbi ishte afër përfundimit të këtij procesi.

- Advertisement -

“Nuk e di a kemi qenë afër arritjes së një marrëveshje përfundimtare por unë jam i sigurt që kemi qenë afër fundit të procesit, me fund të procesit po nënkuptoj që ne në korrik të vitit 2020-të në Samitin e Parisit jemi dakorduar për qëllimin e procesit të dialogut që ishte njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve, njohja reciproke ka qenë akt politik që duhej të ndodhte në fund të procesit të dialogut ndërkaq normalizimi i marrëdhënieve është zbatim i Konventave Ndërkombëtare për të rregulluar çështjet me ekonominë me lëvizjen e lirë dhe të gjitha fushat pa përjashtim, por në marrëveshjen finale për njohje reciproke ne kemi insistuar që të jenë disa prej pikave kryesore përfshirë çështjen e të pagjeturve, pikë e parë ishte njohja reciproke, pikë e dytë ishte të pagjeturit. Deri në muajt e parë të këtij viti ne e konsumonim procesin, me këtë nënkuptoj që ne e trajtojmë me delegacionin serb në prani të Brukselit dhe me mbështetje të Shtëpisë së Bardhë ne e konsumonim të gjitha temat edhe vinim në fund të procesit. Nuk e di a do të mbyllej procesi por unë jam i sigurtë që do të vinim në fund të procesit ku do i thuhej Serbisë mjaftë është mjaftë,”– tha Hoti në emisionin CONTEXT.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit