13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Si ka mundësi një autobus pa licencë të arrijë t’i kalojë tre kufijë?

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka thënë se autobusi që u aksidentua sot në Bullgari nuk ka pasur licensë për operim ndërkombëtar.

Grubi në një lidhje direkte në T7 tha se është i shqetësuar se si një autobus pa licencë operimi ndërkombëtar ka arritur t’i kalojë tre kufij.

- Advertisement -

“Njëkohësisht detyruam inspektoratin e transportit që të merr një inspektim të jashtëzakonshëm ndaj kompanisë Besa Trans. Licensa i përfshinë 4 autobusë, ky autobus nuk është pjesë e kësaj licence, unë po dyshoj në elemente korruptive. Këtu më duhet të shpreh një shqetësim, si ka pasur mundësi një autobusë pa licencë të arrijë t’i kalojë tre kufijë”, tha Grubi.

Zv/kryeministri bëri të ditur se do t’i vazhdojnë hetimet për të mësuar se si ka arritur deri tek aksidenti.

“Autobusi përplaset me bankinën anësore në autostradë dhe sipas dëshmitarëve ka pasur një shpërthim, dhe flaka ka marrë gjithë autobusin. Ka spekulime që ka pas derdhje të naftës në pjesën e parme në rrotë e djathtë… Nuk do të lemë gurë pa lëvizur për ta zbardhur këtë të vërtet, këtë ua premtoj” shtoi Grubi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit