Hoxhaj: Do ta ndihmojmë Kurtin për negociatat me Serbinë ani pse nuk e meriton

0
131

Enver Hoxhaj, që tash është Nënkryetar i Kuvendit ku përfaqëson PDK-në, por në kohën kur mori fill Asociacioni ishte nga personat kyç në negociatat Kosovë-Serbi, thotë se e ka vërejtur ndryshimin e tendencën e Kryeministrit Albin Kurti për këtë temë.

Duke qenë se kur Kurti ishte në opozitë ishte i ashpër, dhe pse jo edhe brutal me pushtetarët, edhe ai sot si pjesë e opozitës e paralajmëron Kurtin se si mundet që të themelohet Asociacioni e të jetë i pranueshëm.

Ai ka folur edhe për nevojën e unifikimit, madje edhe gatishmërinë për ta ndihmuar Albin Kurtin në negociata, ani pse nuk e le pa e përmendur që ai si opozitar nuk ka qenë i gatshëm për këtë gjë.

Ka qenë sjellje e kundërt nga ana e tij.

“Unë mendoj që duhet të bëjë Kosova që nën 1) ta kemi një konsensus të brendshme politik në Kosovë, z.Kurti në mënyrën se si është sjell në raport me neve fare nuk meriton asnjë mbështetje politike, shteti i Kosovës meriton ta ketë mbështetjen politike të deputetëve se në fund të ditës ne përfaqësojmë interesin fillimisht Kosovës dhe qytetarit pastaj e përfaqësojmë interesin e PDK-së, LDK-së e të një subjekti politik dhe nëse qeveria aktuale e ka vërtetë ndërmend që ne ta ndalim atë narrativen populiste të 2015-ës, 16-ës po të tradhtarëve dhe patriotëve dhe të jemi unik sesi të ti qasemi dialogut Kosovë-Serbi dhe ta negociojë qeveria një marrëveshje, jo ne, qeveria mendoj që Kuvendi i Kosovës dhe ne që kemi nevojë për politikën e jashtme do të duhej ta mbështesim kryeministrin Kurti në një gjë të tillë”, tha Hoxhaj për InDoks.

Hoxhaj shtojë se është më se e nevojshme konsultimi i Qeverisë me palët ndërmjetësuese, SHBA-të e BE-në.

“…Së dyti këshilla është që duhet të bisedohet shtruar me amerikanët, me evropianët dhe nuk mendoj që në 2022-ën ne kemi nevojë që të takohemi me Serbi për targa, kemi nevojë të takohemi me Serbinë për ta menaxhuar mbajtjen e zgjedhjeve në prill se si do të votojnë serbët në Kosovë”, ka thënë ai përcjell Insajderi.