Covid-19 bilanci ditor: Një rast i vdekjes

    0
    137

    Një rast i vdekjes dhe 16 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

    Për konfirmimin e këtyre rasteve ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në Facebook.

    Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 17 pacientëve. Aktualisht, në gjithë vendin janë 427 raste aktive.

    “Nga 1.351 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.521. Në total numri i rasteve aktive është 427”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.