19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Fitore me mund të madh, Italia kualifikohet në çerekfinale

Rekomandime

Italia është kombëtarja e dytë çerekfinaliste në Kampionatin Evropian. “Azzurët” mposhtën me rezultat 2:1 pas 120 minutave Austrinë.

- Advertisement -

Rruga deri te triumfi për italianët ishte mjaft e vështirë. Ata dështuan të shënonin gol për 90 minuta edhe pse patën disa raste të mira shënimi, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 65-të Arnautovic realizoi, por goli iu anulua pas rishikimit të VAR-it për pozicion jashtë loje.

Me të filluar vazhdimet, Chiesa shënoi golin e parë në minutën e 95-të. 10 minuta më vonë Pessina e dyfishoi epërsinë dhe ia bëri të pamundur austriakëve të rikthehen.

- Advertisement -

Reklamë
Krejt çfarë bënë ata ishte goli i ngushtimit të epërsisë në minutën e 114-të përmes Kalajdzic.

Kështu Italia i bashkohet Danimarkës si skuadrat që arrijnë fazën çerekfinale në “Euro 2020”. Në çerekfinale, Italia do të përballet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit