COVID-19 bilanci ditor: Bie edhe më shumë numri i rasteve të reja

    0
    157

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19, raporton Kosova ime.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi:

    15 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Nga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.

    Në total numri i rasteve aktive është 424.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!