Partia e Re Komuniste e Jugosllavisë mblodhi 30 parti komuniste në të gjithë botën për një deklaratë të përbashkët para vazhdimit të bisedimeve në Bruksel mes Kosovës e Serbisë ku kërkohet që të “ndërpriten presionin ndaj Serbisë për ta njohur shtetin e rremë të Kosovës’.
Sipas njoftimit të kësaj partie marksiste, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian po bëjnë presion të vazhdueshëm që Beogradi zyrtarisht të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën partitë komuniste dhe ato të punës ‘kundërshtojnë me shpirt”.
Këto mbeturina të luftës së ftohtë kërkojnë që trupat ‘okupatore të NATO’ të largohen menjëherë nga ‘krahina jugore serbe’, ndërsa ajo t’i kthehet menjëherë shtetit amë Serbi’.
“Populli shqiptar dhe serb në Kosovë e Metohi duhet të bashkohet kundër armikut të përbashkët, imperializmit perëndimor, duke ndjekur shembullin e famshëm të Boros e Ramizit nga lufta nacionalçlirimtare gjatë luftës së dytë botërore. E vetmja mundësi që në Kosovë të arrihet e paqe e vërtetë dhe barazi të të gjithë banorëve është që trupat okupatore të NATO’s menjëherë të largohen nga territori i krahinës jugore serbe dhe që ajo të kthehet në përbërjen shtetit amë Serbisë” shkruhet në ueb faqen e kësaj partie komuniste.
Në mesin e nënshkruesve të deklaratës së përbashkët gjenden, siç pretendojnë, parti parlamentare me ndikim siç është ajo në Rusi, në Portugali dhe partitë e bashkuara komuniste në Siri. Nënshkruese janë edhe parti jashtë parlamentare si partia komuniste e Çekisë dhe Moravisë dhe Partia e Punës së Hungarisë.
Këtë deklaratë e ka nënshkruar edhe Partia Socialiste e Punëtorëve të Kroacisë, ceket në njoftim