2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

EKSKLUZIVE- Si u sponsorizua ndarja e Kosovës nga Serbia, dalin FATURAT

Rekomandime

Ndarja e Kosovës, e hedhur si zgjidhje 3 vjet më parë, nuk ka qenë një ide diplomatike por një lobim serb!

Një debat që tronditi Europën, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Kosovën dhe Shqipërinë, dukej se e kishte zanafillën nga Këshilltari i sigurisë së presidentit Donald Trump, John Bolton. Por mesa duket ka qenë Serbia, vendi që e ka hedhur idenë dhe e ka sponsorizuar atë në SHBA. Të paktën këtë tregojnë kontratat e lobimit që janë paguar nga Serbia në SHBA. Dhe për ta bërë gjë Serbia ka gjetur njeriun e duhur në SHBA.

- Advertisement -

Dosja.al ka siguruar faturat që janë paguar për Daniel P. Vajdich, i cili është president i “Yorktown Solutions” dhe ofron shërbime këshillimore për rrezikun strategjik dhe politik për investitorët institucionalë, korporatat publike dhe private, kompanitë dhe qeveritë. Kjo e fundit është edhe rasti i Serbisë…

Dosja.al ka siguruar kontratat që ai vetë, si përfaqësues i kompanisë së tij ka nënshkruar me institucione të rëndësishme në Serbi, siç është përshembull “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Serbi”, kontrata që datojnë që prej 2018 por që janë edhe aktuale. Ndërkohë që është pagruar paralelisht që të lobojë me shkrimet e tij, si një person me influencë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, madje-madje edhe “vetërregullimi” i marrëdhënieve të tyre pa asnjë ‘dorë të huaj’ ishte tejet normale, madje dhe e arritshme. Epo ndodhta për Serbinë po, por për Kosovën që ende nuk ka mbyllur plagët e luftës, ishte e pamundur dhe një betejë e humbur ‘në tavolinë’.

Si një njohës i mirë i politikave, Vajdich ka shkruar disa herë për projektin e ndarjes së Kosovës, artikuj që janë shpërndarë kudo duke mbështetur projektin e shkëmbimit të territoreve, duke lobuar për miratimin e një marrëveshjeve mes dy presidentëve (asokohe) Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi. Mesa duket marrëveshja e vendosur në tryezën mes palëve ishte e sigurtë që ndërkohë që qartësisht mbante një anë në projektin që kurrë nuk u pranua publikisht se do të zbatohej, në të njëjtën kohë, Vajdich lobonte dhe për Serbinë në SHBA. Pa shumë zhurmë, duke shpërndarë shkrimet e tij. Atje ku duhet!

- Advertisement -

Por çfarë shkruante ai për projektin e ndarjes mes Serbisë dhe Kosovës? Madje shkonte deri aty sat ë fuste edhe ‘zbutjen’ e ndikimit të Moskës mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor, e konkretisht mbi Serbinë, një gjë që shikohet si e pamundur.

“Përveç heqjes së perspektivës së konfliktit midis serbëve dhe shqiptarëve, një marrëveshje për të shkëmbyer pjesë të veriut të Kosovës me pjesë të Serbisë jugore do të hiqte pikën kryesore të ndikimit të Rusisë mbi Serbinë dhe do të çlironte Ballkanin nga ndikimi i poshtër i Moskës. Tani për tani, Kremlini përdor Kosovën për të shantazhuar Serbinë. Beogradi nuk mund të shkojë kundër Moskës në ndonjë mënyrë domethënëse pa pësuar kërcënime ruse se Kremlini do të heqë veton e tij në Këshillin e Sigurimit dhe do të lejojë Kosovën të anëtarësohet në OKB përpara se Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje vetë.

- Advertisement -

Megjithatë, nëse Serbia dhe Kosova mund të bëjnë marrëveshjen e tyre, kjo levë do të avullojë dhe pozicioni i Rusisë do të dobësohet në përputhje me rrethanat. Moska më pas mund të përpiqet të bëjë presion ndaj Beogradit për lëshime, ndoshta duke kërkuar garanci se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, por kosto të tilla ka të ngjarë të tejkalohen shumë nga përfitimet e marrëdhënieve të normalizuara me Kosovën, kufijve plotësisht të konsoliduar dhe një rruge të qartë për në BE. Edhe Vuçiç, edhe Thaçi duhet të lavdërohen për trimërinë e tyre. Dy liderët po shkojnë kundër strukturës së nxitjes politike në Serbi dhe Kosovë. Për secilin prej tyre, lëvizja më e lehtë dhe më e logjikshme për t’u bërë është mosveprimi,”-shkruante ai ndër të tjera në artikullin e përkthyer nga Dosja.al.

Por këto fjalë nuk vijnë nga një person që nuk është askushi dhe nuk ka asnjë ndikim në SHBA. Vajdich ka qenë këshilltar për sigurinë kombëtare në fushatat presidenciale të senatorit Ted Cruz, guvernatorit Scott ëalker dhe guvernatorit Mitt Romney. Po ashtu, ai më herët ka punuar në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku ishte përgjegjës për Evropën dhe Euroazinë dhe çështjet funksionale të lidhura me to. Para kohës së tij në Senat, ai ishte studiues në studimet e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI) dhe kaloi kohë si studiues vizitor në Qendrën Carnegie në Moskë, Rusi. Pra e dinte mirë se çfarë po shkruante, në favor të kujt dhe në veshin e kujt do të përfundonin fjalët…

Viktima edhe kësaj here do të ishte Kosova!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit