Kryetari në detyrë i Kamenicës në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në një nga shkollat e komunës, një klasë e ka emrin e Arbërie Nagavcit.
Sipas Kastratit, klasa e ka marrë emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e dy-tri ditë pasi ajo klasë është emruar kështu, ministrja e arsimit e ka vizituar shkollën.
“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci. Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, është shprehur Kastrati.
Tutje, Kastrati ka thënë se faktori kryesor i humbjes në Kamenicë ishte pikërisht reforma në arsim.
“Humba për shkak të reformës në arsim”, thotë ai.
“Ishte spektri politik ai që e keqinterpretoi këtë tek qytetarët. Ata thanë se as Serbia nuk ka mundur të i mbyllë shkollat tona e tash po vjen Kastrati e po e bën këtë. Kjo ishte e ulët dhe e pasaktë. Ato ndryshime demografike që kanë ndodhur në Kamenicë kërkojnë ndryshime. Nuk kanë ndodhur vetëm në Kamenicë këto ndryshime por në të gjithë botën. Kishte shkolla në fshatra me vetëm 5 nxënës”, shtoi Kastrati.