16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ky pritet të jetë shteti i 51 amerikan

Rekomandime

Me 216 vota pro dhe 208 kundër, Dhoma e Përfaqësuesve aprovoi ligjin për ta transformuar Distriktin e Kolumbias në shtetin e 51 amerikan.

- Advertisement -

Kjo është hera e dytë në më pak se një vit që dhoma e ulët ndërmerr këtë hap.

Megjithatë nuk ka pasur asnjë mbështetje të republikanëve për iniciativën, që do t’i japë një fuqi më të madhe Kapitolit, duke i mundësuar zgjedhjen e dy senatorëve. Kjo do të lëvizte dhe ekuilibrin në Dhomën e Lartë, ku përfaqësimi aktual është 50 me 50.

Fjala e fundit i mbetet pikërisht Senatit. Shteti i ri do të quhet “Uashington, Douglass Commonwealth”, në nder të George Uashington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, dhe të Frederick Douglas, një ish-skllav që luftoi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit