3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Giacobbe: Të arrihet marrëveshja me serbinë brenda mandatit të Kurtit

Rekomandime

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas takimit, ai shkroi në Twitter se diskutuan, mes tjerash, që marrëveshja finale me Serbinë të arrihet gjatë këtij mandati të Kurtit.

- Advertisement -

“Ishte kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi sot për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, shkroi Giacobbe.

Dje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se është e pritshme që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet gjatë mandatit të tij si kryeministër.

- Advertisement -

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, tha Kurti.

“>

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit