10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Mu ka marr fitorja në tavolinë”, Xheladini i LDK-së deklarohet pasi u anuluan votat e diasporës në Dragash

Rekomandime

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit, Behxhet Xheladini ka dhënë detaje rreth ankesë që kjo parti nga ushtruar në Gjykatën Supreme, pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave të diasporës në Dragash.

- Advertisement -

Xheladini tha se kësaj ankese ia kanë bashkangjitur mbi 200 dëshmi të qytetarëve të Dragashit që jetojnë në mërgatë.

Më tutje, ai the se ia kanë marr fitoren në tavolinë.

“Ne kemi përgatitur një ankesë e cila vjen pas vendimit të PZAP-së për anulimin e votave nga diaspora. Ne në këtë ankesë kemi bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë që procesi zgjedhor nga ana e mërgatës ka qenë i rregullt dhe i pastër si loti. Ne kemi përgatitur një dosje të gjerë në të cilën kemi dëshmuar dhe dëshmojmë para Supremes që vendimi i PZAP-së nuk ka qenë i drejtë dhe ka qenë skandaloz për arsye se mua mu ka marr fitorja në tavolinë. Kësaj ankese përveç të tjerash ia kemi bashkangjitur edhe afro 200 deklarata të votuesve tanë të mërgatës që pas këtij vendimi kanë qenë jashtëzakonisht të shqetësuar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit