8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ambasadori rus: Pa Rusinë, s’ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Rekomandime

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, nëse e merr një ftesë të tillë nga Beogradi.

“Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja ndërmjet dy vendeve nuk arrihet”, tha Harchenko për mediat në Beograd.

- Advertisement -

Ai shtoi se Rusia gjithmonë ka qenë në favor të bisedimeve dypalëshe, por shtoi se e shqetëson dëshira për zgjidhje të shpejtë. Harchenko tha se nuk janë të sakta kritikat se Rusia nuk e dëshiron një zgjidhje dhe se përmes Serbisë po kërkon të ruajë ndikimin në rajon.

“Interesi i Moskës gjithmonë ka qenë vazhdimi, e në këtë rast rifillimi i bisedimeve”, tha ambasadori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit