10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Media serbe i turret Granit Xhakës: Mesazhi i tij, një shigjetë heImuese ndaj Serbisë

Rekomandime

Media serbe sërish merren me trimin nga Kosova, Granit Xhakën, kapitenin e kombëtares së Kosovës dhe anëtarin e Arsenalit të Londrës.

- Advertisement -

Media serbe “Kurir” i turret si pula pa kokë Granit Xhakës.

“Lojtari i Arsenalit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk rresht së provokuari Serbinë dhe serbët.

Që nga ajo festë skandaloze e golit në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ai ka përdorur pothuajse çdo mundësi për të gjuajtur një shigjetë helmuese ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Në ditën kur Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë 15 vite më parë, Xhaka u deklarua në rrjetet sociale dhe me flamurin Kosova në formë zemre ka shkruar: “Gëzuar Pavarësinë e Kosovës””, shkarravit mes të tjera ky pamflet serb.

Kjo është edhe një dëshmi, se kuzhina e Beogradit dhe sojit të njerëzve të Vuçiqit, çdo fjalë e Granit Xhakës i pengon, një djaloshit të artë që vjen nga një familje atdhetare.

- Advertisement -

Serbia e di mirë, se me 25 mars Xhaka së bashku me Xherdan Shaqirin do të zbarkojnë në Serbi me Zvicrën, për të zhvilluar ndeshjen me Bjellorusinë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian dhe kjo e bën edhe me nervoz Serbinë shoveniste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit