Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

    0
    129

    Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm.

    Në një prononcim për Express Gara tha se vonesa po ndodh për shkak të mjegullës, por shpejt pritet të arrihet dukshmëria për aterim.

    “Kemi disa vonesa të vogla për shkak të mjegullës, por pritet që shumë shpejt të arrihet dukshmëria e duhur për aterim”, tha Gara për Express.

    Kujtojmë se për ditën e sotme është parashikur mëngjes me mjegull.