9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti: S’marrim pjesë në tubime, i vëzhgojmë ato

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, edhe një herë është deklaruar rreth tubimit të sotëm në sheshet e kryeqytetit, që është paralajmëruar si provë për protestë me 3500 deri në 5000 vetë.

Së pari, Vetëvendosje ka organizatën e aktivistëve dhe ata veprojnë, organizohen, punojnë.

- Advertisement -

Ne si kryeministri nuk marrim pjesë në organizim të këtyre takimeve.

Ne i vëzhgojmë, jemi që të respektohen liritë e njerëzve por gjithmonë duke respektuar. Unë nuk kam kohë të jem aktivist në këtë kohë krizë shëndetësore e ekonomike”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryetari Shpend Ahmeti, teksa është diskutuar për tubimin në shesh, ka thënë se si ka kërkuar Kurtit përgjegjësi se kush e organizoi porse si Komunë e Prishtinës, do të kujdesen për mbarëvajtjen e saj.

- Advertisement -

Me kryeministrin diskutuam edhe për vendimin e Gjykatës. Kurti sot ka ardhur si kryeministër dhe jo si kryetar i LVV-së. Andaj sot nuk i bëra pyetje se kush po organizon protestë.

Sot pritet të jetë një test i dytë i protestës. Ne si komunë kujdesemi që të ketë mbarëvajtje, e drejta e protestës është e garantuar me kushtetutë”, tha Ahmeti.

- Advertisement -

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit