18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Shkelzen Gashi ia përmend Hashim Thaçit politikanin kosovar: Ai ka thënë që e ke maltretuar gjatë luftës!

Rekomandime

Shkëlzen Gashi, ish këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu ka kundërpërgjigjur një deklarate të mbrëmshme të Presidentit Hashim Thaçi për të.

Gashi ia ka përmendur Thaçit, Gjergj Dedajn, duke i thënë se ai e ka akuzuar se e ka maltretuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Edhe diçka. Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, z. Gjergj Dedaj, e ka akuzuar publikisht Hashim Thaçin duke thënë se gjatë luftës në Kosovë e pati torturuar fizikisht atë dhe disa veprimtarë të LDK-së.

Hashim Thaçi iu përgjigj këtyre akuzave duke e emëruar Gjergj Dedajn katër herë zëvendës-ministër: në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (2008); në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2013); në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (2015) dhe së fundmi në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2017).

Më vonë, në vitin 2018, Presidenti Thaçi e dekoroi Dedajn me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e më pas, po më 2018, e caktoi Ambasador të Jashtëzakonshëm Fuqiplotë në Shkup.

- Advertisement -

Pra, Hashim Thaçi nuk e paditi Dick Marty-n, e themeloi Gjykatën Speciale, e emëroi, e dekoroi dhe e dekretoi Gjergj Dedajn. Me të gjitha këto, ai i pranoi akuzat se ka bërë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare”.

“Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, mbrëmë në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit deklaroi se «…këshilltari i Kryeministrit të Kosovës e ka quajtur UÇK-në terroriste dhe ushtarët e UÇK-së kriminelë».

- Advertisement -

Nuk kam deklaruar asnjëherë se UÇK-ja ishte terroriste, e as se ushtarët e UÇK-së ishin kriminelë. Përkundrazi. E përsëris deklaratën time: «Pjesëtarë / individë nga radhët e UÇK-së, madje me pozita të larta, sipas raporteve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, kanë qenë të përfshirë në krime»”, është shprehur ai përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

Gashi në postimin e tij ka thënë se UCK ka bërë gabime dhe ka theksuar, sipas tij, gabimin kryesor të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit