11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

A po bëhet gati edhe Haradinaj për zgjedhje, flet bashkëpunëtori i tij i ngushtë

Rekomandime

Vizitat e fundit të kreut të AAK-së në qytete të ndryshme të vendit, kanë ngritur dyshimet mbi atë se edhe Ramush Haradinaj po përgatitet për zgjedhje të mundshme në vend.

- Advertisement -

Por, këto dyshime i hodhi poshtë, bashkëpunëtori i Haradinajt, Selim Selimi.

Sipas këtij të fundit, këto vizita po u bëhen degëve për shkak të 20 vjetorit që kjo parti po feston.

“Ne e kemi 20 vjetorin. Për shkak të pandemisë ne nuk kemi pas mundësi me festu këtë event. Andaj kreu i AAK-së, po i viziton degët që u themeluan. Dhe po shihet menaxhimi i ekonomisë”, tha ai për T7.

- Advertisement -

Kujtojmë, se kreu i VV-së dhe ai i PDK-së gjithashtu po zhvillojnë vizita të shumta, pothuajse çdo ditë në qytete të ndryshme të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit