8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Thellohet skandali: Zbulohen “rrënjë” edhe më të thella të Ali Ahmeti me Enver Hoxhën (VIDEO)

Rekomandime

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video, të cilën e ka siguruar Almakos, ku shihet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti duke i kënduar me zemër e shpirt diktatorit famëkeq, Enver Hoxhës.

E ndërkohë intelektualë shqiptarë kanë postuar video tjetër që daton nga viti 2014, kur SHVL-UÇK dhe BDI asokohe dekoruan gruan e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhën, e njohur ndryshe edhe si “Zoja e Zezë”.

- Advertisement -

Manifestimi Flaka e Janarit e organizuar nga SHVL së UÇK më 17 Janar 2014 në Kërcovë, u bë për nder të vëllezërve Gërvalla, të vrarë pabesisht në Gjermani nga UDB-ja Serbe. Sipas informacioneve të portalit Almakos, në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe shumë ministra dhe funksionarë të lartë të BDI-së, por krahas tyre, edhe djali i diktatorit Enver Hoxha, Iliri.

Deri këtu nuk do përbente lajmi skandal, por sic jemi njoftuar, në këtë organizim, Ilir Hoxha, nuk ka qenë dosido, por për të marrë një mirënjohje nga “daja” i Ali Ahmetit në emër të nënës Nexhmije Hoxha. Shumë persona të revoltuar kanë braktisur manifestimin në shenjë proteste ndaj këtij akti të turpshëm, ku emri i dëshmorëve Gërvalla përzihet me një diktator.

- Advertisement -

Këtu shihet qartë se SHVL të UÇK së Fazli Veliut përfaqëson ndjenjat e nipit të tij Ali Ahmeti, i cili, edhe në librin e tij me intervista shpreh hapur simpatinë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit