7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gruaja e zhdukur nga maji i vitit 2021, flet burri nga Mazgiti: Unë keq s’i kam bë

Rekomandime

40-vjeçarja Zarife Igrishta nga fshati Mazgit i Obiliqit është raportuar e zhdukur që nga data 5 maj 2021.

Për rastin e largimit të saj nga shtëpia ka folur bashkëshorti i saj Xhevdet Igrishta.

- Advertisement -

Sipas bashkëshortit të 40-vjeçares, çifti mes vete nuk kanë pasur probleme, madje thotë se në ditën kur ajo ka dalë nga shtëpia e ka përshëndetur atë bashkë me vajzën e tyre 11-vjeç që është nisur për në shkollë, por kur është kthyer në shtëpi ai thotë se nuk e ka gjetur gruan.

Ai shton se gruan e tij e ka kërkuar vazhdimisht për rreth 3 muaj e gjysmë.

“Më datën 5 maj ka dalë nga shtëpia, ka qenë 5 ose 6 maj. Ka dalë pa asnjë arsye, nuk e dimë ne arsyen ajo vetë e din arsyen pse ka dalë. Kudo që gjendet kam qejf me na tregu edhe me u përballë me ligjin e gjykatës. Një mendim të vetmin e kemi që dikush nga krejt populli duhet me ditë për të, ose kush Zoti e di në rend të parë. Raportet të gjitha kanë qenë të mira, asnjëherë probleme të nuk e dimë, nuk mundemi me mbajtë mend një datë apo një ditë që e kemi pas”, tha bashkëshorti i 40-vjeçares së zhdukur për Express.

- Advertisement -

Ai thotë se porsa është njoftuar me mungesën e gruas në shtëpi ka folur me familjen e saj, por nga atje i kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e Zarife Igrishtës.

“Kemi bisedu me familjen e saj, atë ditë që është humb. Na ka thënë se nuk e dinë ku ndodhet. I kam vetë i kam thënë a mos është mundësia me ditë mos ka ardhë te ju, më ka thënë jo. I kam pyet edhe fqinjët por më kanë thënë se nuk e dinë”, u shpreh Xhevdeti tutje.

- Advertisement -

Tutje, ky burrë thotë se me gruan e tij nuk kanë pasur asnjëherë raporte të këqija, por se tani i ka vdekur shpresa që të vazhdojë bashkëjetesën me të.

“Asnjë raport të keq nuk e kemi pas, duke qesh na ka përcjell këtu në trotuar, afër dyerve na ka bë me dorë mua dhe çikës që ka shku në shkollë. Kur u ktheva në shtëpi unë se kam gjetë. Në ato momente kam pyetur te fqinjët, tani i thirra edhe familjen e saj thanë nuk dinë. Unë e kam kërkuar tre muaj e gjysmë pa u ndal, më shumë nuk kam mujt me bë se është dashtë me mbajtë familjen. E kam një vajzë dhe babën plak.E presim me u kthy, por shpresa për me jetu unë me të ka vdek”, u shpreh ai më tej.

Ai e ripërsërit se nuk i ka bë asgjë keq gruas së tij, teksa kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për vendodhjen e gruas së tij t’i ndajnë me të këto informacione.

“Unë keq si kam bë, nëse policia dhe gjykata gjejnë fakte që i kam bë keq unë jam i gatshëm me u përgjigj. Kurrë hala nuk kem lajmërim nga ajo, por kushdo që din kemi qejf me na tregu se ku ndodhet. Me pyet se pse ka dalë për çfarë arsye. Me tregu rastin deri sot ku u gjind duke jetu, nëse gjendet e gjallë. Nuk e besoj më se do të jetoj me të. Ma ka lënë fëmijën 11 vjet”, tha më tej burri i 40-vjeçares së zhdukur.

Për ta gjetur Zarifen, Xhevdeti thotë se ia ka lënë në dorë Policisë.

“Me na ndihmu me gjetë, me dorëzu para gjykatës, nesë ka ndonjë fakt që e ka pa dikush burri i saj tu e dhunu, por gjith i kam prezent asnjëherë në jetë nuk ka pas dhunë nga unë as fjalë. Për fund ja lë policisë dhe gjykatës me gjetë”, përfundoi ai.

Sipas policisë, që nga dita e raportimit të zhdukjes së saj deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: “Intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së saj, kontrollimi i hyrje- daljeve në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, por të gjitha këto nuk kanë rezultuar me gjetjen e saj.

Prandaj Policia e Kosocvës ka kërkuar sot ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Zarife Igrishtës.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave:192 apo 045192092”, thuhet në apelin e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit