7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kuvendi i Kosovës në kohë krize i shpërblen nëpunësit me nga 600 euro

Rekomandime

Mbi 170 nëpunës të Kuvendit të Kosovës i kanë siguruar pushimet verore. Krahas pagës për muajin korrik, ata kanë marrë edhe një shtesë në vlerë prej 600 euro. Këtë shpërblim ua ka bërë Kryesia e Kuvendit.

Gazeta Infokus mëson se vendimi për dhënien e kësaj shtese për punonjësit e administratës është marrë kah mesi i muajit të kaluar.

- Advertisement -

Burime brenda Kryesisë kanë bërë të ditur se shtesa për punëtorët e administratës është bërë në emër të angazhimit të shtuar në punë gjatë periudhës së parë të vitit.

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!
Readymove
Ky shpërblim i ka kushtuar buxhetit të Kuvendit mbi 100 mijë euro.

Një nga anëtarët e Kryesisë ka thënë në kushte anonimiteti se dilema më e madhe ka qenë nëse për këtë shpërblim do ta jepte pëlqimin edhe Ministria e Financave.

- Advertisement -

I kontaktuar nga Gazeta Infokus, nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza, nuk e ka mohuar e as pohuar këtë gjë, por ka sugjeruar që për këtë çështje “është më mirë” të pyetet administrata e Kuvendit.

Infokus ka provuar të marrë një shpjegim edhe nga Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, por edhe ai me të marrë vesh se për çfarë ishte fjala, nuk ka kthyer përgjigje.

- Advertisement -

Njëjtë si Krasniqi ka vepruar edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Saranda Bogujevci.

Ajo ka kërkuar nga Infokus-i që pyetjet t’i dërgohen me shkrim, por më pas nuk është përgjigjur.

Në heshtje e kanë kaluar ketë vendim të gjithë anëtarët e Kryesisë, ndonëse atë ditë kur e kanë marrë vendimin disa prej tyre kanë bërë paraqitje para medieve.

Edhe Zyra për Informim e Kuvendit, në komunikatën që e ka lëshuar pas mbledhjes së Kryesisë është treguar e kujdesshme që të mos raportoj për këtë vendim.

Punonjësit e Kuvendit kanë paga më të larta krahasuar me nëpunësit e Qeverisë.

Praktika e shpërblimit para pushimeve verore, apo edhe gjatë fundvitit është e kahershme. Jo më larg se në dhjetor të vitit të kaluar, edhe pse vendi përballej me krizë ekonomike shkaku i pandemisë, nëpunësit e Kuvendit patën marrë shtesë të njëjtë prej 600 eurosh. Për 100 euro më shumë, qenë shpërblyer nëpunësit e Presidencës.

Ndryshe nga Kuvendi, Qeveria ka marrë disa vendime për racionalizim të shpenzimeve.

Qysh në fillim të mandatit, Qeveria Kurti 2 nuk ua ka vazhduar shtesën prej 30 eurove në muaj pensionistëve.

Shtesat u janë ndërprerë edhe policëve për angazhimin dhe rrezikun gjatë pandemisë.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në anën tjetër ua ka ndalur gjeneralëve t’i shfrytëzojnë veturat zyrtare pas përfundimit të orarit të punës.

Me propozimin e këtij ministri, Qeveria me 27 korrik ka miratuar edhe vendimin për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të nenit 22 të Rregullores për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet e tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kosova ende s’e ka marrë vetën në aspektin ekonomik pas goditjes nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona. Dhe, pikërisht në kohën kur Qeveria merret me programet për rimëkëmbje, në Kuvendin e Kosovës ndodhë e kundërta. Në institucionin ku mblidhen përfaqësuesit e popullit nuk bëhet fjalë për krizë. Aty mendohet për shpërblime./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit