12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Petkoviç për shtëpinë e Xhafer Devës: Provokim i Albin Kurtit

Rekomandime

Lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës nga Ministria e Kulturës ka ngjallur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Por, ky nuk është reagimi i vetëm.

- Advertisement -

Edhe i ashtuquajturi Shefi i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, Peter Petkoviç ka reaguar për projektin.

Petkoviç, në një komunikatë për media pas takimit me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsca-Harchenko, e cilësoi “provokim të radhës” përpjekjen e Qeverisë së Kosovës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës.

Sipas komunikatës të zyrës së Petkoviçit, “ky veprim është i radhës në vazhdën e aktiviteteve për të rishkruar historinë e krimeve të kryera nga nazistët shqiptarë në Luftën e dytë Botërore.”

- Advertisement -

“Provokimet e fundit janë reflektuar në synimin e Prishtinës për të restauruar shtëpinë e bashkëpunëtorit të njohur nazist Xhafer Deva”, citohet të ketë thënë ai në një komunikatë për media.

“Serbia është vazhdimisht kundër përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për të rishikuar historinë dhe krimet e kryera nga fashistët shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore”, shtoi ai.

- Advertisement -

Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva, ka marrë vëmendje tash, gati 44 vjet pas vdekjes së tij.Pas gjithë kësaj kohe, Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër ta restaurojë shtëpinë e dikur ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

Ish-pronari i kësaj shtëpie interesante në Mitrovicë, Xhafer Deva mbetet figurë polarizuese e historiografisë. Ai qe anëtar i Qeverisë shqiptare që për disa historianë synonte një Shqipëri të Madhe, e për disa të tjerë ishte thjesht bashkëpunëtor i pushtuesve nazistë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit