1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Hykmete Bajrami i reagon VV-së: Kosova u çliru më 1999, punoni diçka e kthjelluni

Rekomandime

Zyrtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Vetëvendosje me anë të një njoftimi për media deklaroi se ‘çlirimi i Kosovës ende nuk ka përfunduar’.

Bajrami ka thënë se Kosova është çliruar më 1999 dhe partia në pushtet (Vetëvendosje) po tenton të rishkruaj historinë.

- Advertisement -

“Në vend se të përmendin 1999-ën, Vetëvendosje njëherë e prezantoi 14 shkurtin si datë të çlirimit. Ndërsa, tash prapë – partia humbëse e zgjedhjeve lokale – po tenton ta prezantojë fitoren në 4 komuna si çlirim i ri për këto komuna. Dhe, natyrshëm pyetja për Vetëvendosjen është se a u çliruan edhe Prishtina, Prizreni e Mitrovica të keqqeverisura nga Vetëvendosje?”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Kosova është çliruar më 1999,

- Advertisement -

Një parti politike, Lëvizja Vetëvendosje, humbësja më e madhe e zgjedhjeve lokale, në vend se të punojë diçka për arsim, të zhvillojë ekonominë, të zhvillojë shëndetësinë, të thellojë raportet miqësore në SHBA-në, ka vendosur të merret me krejt diçka tjetër.

Partia në pushtet – që dështoi në zgjedhjet lokale në shumicën e komunave të Kosovës – po tenton të rishkruajë historinë. Po tenton të tregojë se kur është çliruar Kosova dhe e kanë harruar qershorin e vitit 1999.

- Advertisement -

Në vend se të përmendin 1999-ën, Vetëvendosje njëherë e prezantoi 14 shkurtin si datë të çlirimit. Ndërsa, tash prapë – partia humbëse e zgjedhjeve lokale – po tenton ta prezantojë fitoren në 4 komuna si çlirim i ri për këto komuna.

Dhe, natyrshëm pyetja për Vetëvendosjen është se a u çliruan edhe Prishtina, Prizreni e Mitrovica të keqqeverisura nga Vetëvendosje?

Kjo gjuhë që po përdoret nga Vetëvendosje është fyerje për secilin qytetar të Republikës. Për secilin që ka dhënë një pikë kontribut për çlirimin e Kosovës. Për secilën dëshmore e dëshmor. Për secilën familje që ka sakrifikuar gjithçka për çlirim.

Partia humbëse e zgjedhjeve lokale duhet të marrë mësim. Të bëjë vetëkritikë dhe t’ia nisë e të punojë diçka.

Sepse disfata juaj, dështimi juaj në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale lidhet me dështimin e juaj në Qeveri. Koha është të punoni e t’i përmbushni premtimet që i keni dhënë në të gjitha fushat.

Kuptojeni se Kosova është çliruar më 1999. Kthjelluni e punoni diçka. Nuk jeni në pushtet për t’u ankuar e bërë analiza e të vajtoni për dështimin në zgjedhjet lokale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit