4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Burrat po zgjedhin të bëjnë botoks, kirurgu plastik shqiptar tregon se këtë po e bëjnë edhe politikanët

Rekomandime

Disa plaken, ndërsa të tjerë përdorin botoks sepse pse jo. Nëse më përpara toksina botulinike e tipit A – e njohur gjerësisht si botoks – ishte diçka që lidhej zakonisht me gratë dhe dëshirën e tyre për të ndryshuar disi pamjen e fytyrës, në ditët e sotme burrat nuk përbëjnë përjashtim.

Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për Tiranapost.al, Erion Braçe u shpreh se “nuk merret me burra që bëjnë botoks” (duke iu referuar Ervin Salianjit) a thua se botoksi është diçka e keqe. Sidoqoftë, e vërtetë ose jo, Salianji nuk do të ishte i pari për të cilin përflitet se ka bërë botoks.

- Advertisement -

Kryeministri Rama është përfolur më parë se mund të ketë bërë botoks, pretendime të cilat Rama i mohoi duke thënë se duket “papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut” sepse ka më “pak lodhje dhe stres” dhe “dielli ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë”.

Një ekspert i fushës tregoi në anonimitet për Lapsi.al se “përveç botoksit të injektuar në pjesën e sipërme të ballit, doza jo të vogla materialit filler janë përdorur në pjesën poshtë syve si dhe në atë që ndan sytë me veshët”.

- Advertisement -

Në një intervistë, kirurgu plastik Panajot Papa tha se “politikanë të njohur kanë kryer botoks tek ai” dhe kanë kërkuar – me të drejtën e pacientit për ruajtje të privatësisë – që të mos u dalë emri. Por nëse politikanët e kanë kaq problem të pranojnë ndërhyrjet, për të tjerët është me e lehtë.

- Advertisement -

Në vitin 2017, Agron Llakaj provoi trendin e famshëm të botoksit, por vetëm për të mos e bërë kurrë më. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Llakaj tregoi se pasi bëri botoks në fytyrë, nuk e njihte veten. Fytyra i kishte ngrirë, vetullat i qëndronin lart dhe shkurt dhe kuptoi që kjo punë s’bënte për të. Humoristi e konsideroi botoksin ide jo të mirë sepse rolet e tij kanë shumë të rëndësishme mimikën dhe ai nuk e kontrollonte dot aq mirë fytyrën.

Pak kohë më parë, gazetari Bledi Strakosha pranoi te “Rudina” se ka bërë botoks dhe nuk ka turp ta tregojë. “Kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam turp ta them. E kam bërë për të ndërhyrë pak në rrudhat e shprehisë në ballë dhe te sytë. Unë kam edhe një problem, qeset poshtë syve. Më sugjeruan që t’i hiqja dhe ato, por nuk pranova, sepse doja ta njihja veten kur të dilja para pasqyrës,” tha ai.

Por edhe shumë personazhe të huaj, nga emra të artit si Zac Efron, figura të televizionit si Simon Cowell e deri te emra të fuqishëm të biznesit, si Jeff Bezos, janë komentuar për botoksin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit