7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

U ngacmua seksuaIisht nga stomatologu i “DentFix” ky është vendimi i Prokurorisë

Rekomandime

Teuta Gashi, qytetare e cila jeton dhe vepron në Gjermani, ka drejtuar akuza për ngacmim seksuaI ndaj një stomatologu nga Kosova.

Në një intervistë të dhënë për ‘Shqipëria Live’, ajo tha se dentisti Fehim Haliti e ka ngacmuar seksualisht atë ndërsa ka drejtuar ankesa dentisti nuk e ka kryer në mënyrë profesionale shërbimin stomatologjik.

- Advertisement -

Teuta Gashi, fillimisht tregoi se Haliti i kishte kërkuar një numër kontakti e më pas kishte bërë edhe ngacmime të tjera.

Kjo e fundit, pas tre vitesh, ka paditur dentistin duke pretenduar se Fehim Haliti, gjatë muajit maj 2018, në klinikën e tij në Prishtinë, gjatë dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësor-stomatologjik ka përdorur një mjet apo metodë të papërshtatshme të mjekimit, duke i shkaktuar pacientes dëmtim të rëndë te dhëmbët dhe goja e saj.

Gashi kishte pretenduar se gjatë kontrollit, pa e paralajmëruar dhe informuar mirë për kohën e trajtimit, i dyshuari ka filluar t’ia përgatisë dhëmbët për korrigjim estetik dhe atë të kurorave “Veneers.”

- Advertisement -

Po ashtu ajo ka deklaruar se gjatë trajtimit nga Fehim Haliti, i njëjti e kishte ngacmuar me fjalë dhe veprime seksuale, duke i sugjeruar se pagesën e dhëmbëve do ta kryej në një “formë tjetër” dhe sipas saj, kur ajo e kishte telefonuar nga Gjermania për t’i kërkuar ndihmë, i dyshuari i kishte thënë “sa femër e bukur ishe”.

Më 10 tetor, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim për ta hedhur poshtë kallëzimin penal të parashtruar nga Gashi kundrejt Halitit pasi që sipas Prokurorisë nuk ekziston dyshimi se stomatologu ka kryer veprat “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, “mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “ngacmim seksuaI”.

- Advertisement -

Në aktvendimin e Prokurorisë thuhet se pas analizimit dhe përshkrimit të kallëzimit penal, prokurori konsideron se nuk ekziston dyshimi se është kryer vepra penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas Prokurorisë, Teuta Gashi pas mjekimit që ka pasur në ordinancën Dent Fix, në muajin maj të vitit 2018, është trajtuar edhe në Gjermani dhe pas gati 3 vitesh ka parashtruar kallëzim penal duke mos e mbështetur me ndonjë raport mjekësor me të cilin do të mund të konstatohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë e trajtimit nga doktorët e klinikës Dent Fix.

Më tutje, në vendimin e Prokurorisë, thuhet se Gashi nuk e ka përcaktuar saktë se në cilën datë kishte kontaktuar me të dyshuarin, pasi që në bazë të intervalit kohor do të aplikoheshin edhe dispozita relevante që kanë qenë në fuqi, pasi vepra penale “Ngacmim SeksuaI” është paraparë me Kodin Penal që ka hyrë në fuqi me 15 prill 2019.

Tutje në aktvendimin e Prokurorisë për hedhjen poshtë të këtij kallëzimi penal, thuhet se pas analizimit të veprimeve të të dyshuarit, nuk mund të argumentohet me asnjë veprim, se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale “ngacmim seksuaI”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit