11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Presidenti kroat – ushtarëve që po vijnë në Kosovë: S’besoj se ka rrezik, disa do t’ju mirëpresin, të tjerët aspak

Rekomandime

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka marrë pjesë në ceremoninë e dërgimit të forcave të armatosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Ai tha se anëtarët e ushtrisë kroate “do të punojnë në një vend që Kroacia e ka njohur” dhe që është afër, por që nuk njihet nga të gjithë.

- Advertisement -

“Është delikate, por besoj se nuk është e rrezikshme. Disa do t’ju mirëpresin atje si miqtë më të mirë, të tjerët aspak”, tha Milanoviq në kazermën ushtarake në Nashice, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Hina.

Kontigjenti kroat përbëhet nga 130 ushtarë, gjashtë prej tyre gra.

Sipas një deklarate nga kabineti i tij, Milanoviq u tha anëtarëve të kontingjentit se ata nuk janë fillestarë dhe se duhet të sillen ashtu siç duhet dhe ta tregojnë atë që dinë.

- Advertisement -

“Gjithmonë mendoni për këtë, pavarësisht nga anëtarësimi në NATO, se ne jemi një demokraci perëndimore, anëtare e Bashkimit Evropian, pjesë e një aleance vendesh që ndajnë shumë vlera të përbashkëta – që ju jeni kryesisht ushtria kroate dhe se kjo ushtri duhet ta ruajë gjithmonë integritetin, veçantinë dhe vetëdijen për t’i shërbyer atdheut mbi të gjitha. Ne nuk do ta lejojmë veten të jemi një pikë verë në atë fuçi të madhe uji, e cila do ta humbasë identitetin, vetveten dhe vetëdijen për atë që i shërben – dhe ju i shërbeni mbrojtjes së atdheut kroat”, përfundoi Milanoviq.

Forcat e Armatosura Kroate kanë marrë pjesë në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë që nga korriku i vitit 2009.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit