10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dyshohet se mori tenderin për renovimin e spitalit të Gjilanit me dokumente të rreme, dërgohet në mbajtje

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për KRlME të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë për Hetimin e KRlMEVE Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara, ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penaIe ‘’Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’’, nga neni 415 të Kodit PenaI të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penaIe dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, njofton prokuroria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit