8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajçaku takohet me Kurtin në Vjenë: Pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës

Rekomandime

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Vjenë të Austrisë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak shkroi në Twitter se ka pasur një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe dialogun.

- Advertisement -

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

Kryeministri Kurti ka shkuar sot në Austri për të një vizitë zyrtare.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti atje do të qëndrojë dy ditë.

Në njoftim bëhet e ditur se Kurti do të takohet me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.

- Advertisement -

“Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

ZKM-ja njoftoi se krahas takimeve tjera zyrtare, Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit